Përpjekja e Koresë së Veriut për të vendosur satelitin e parë spiun në hapësirë ka dështuar. Lideri, Kim Jong Un deklaroi se do të ketë një tjetër tentativë për të dërguar satelit spiun në hapësirë.
Vendosja e satelitit spiun në hapësirë ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-ve, Koresë së Jugut dhe Japonisë, ku kjo e fundit u shpreh se do të kundërpërgjigjej.
Pas një pranimi jashtëzakonisht të shpejtë të dështimit, Koreja e Veriut u zotua të kryejë një lëshim të dytë.
Kim mbetet i vendosur të zgjerojë arsenalin e tij të armëve dhe të ushtrojë më shumë presion mbi Uashingtonin dhe Seulin, ndërkohë që diplomacia është e bllokuar.
Koreja e Jugut dhe Japonia u kërkuan banorëve të strehohen gjatë nisjes.