KQZ do të japë vendimin sot për rezultatin e zgjedhjeve për 12 këshilla bashkiak dhe 12 mandate për kryetar bashkie.
Mes tyre përfshihet edhe mandati i Himarës që e ka fituar kandidati i ‘BF’, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për shitblerje votash.
Shpërndarja e mandateve sipas rezultatit zgjedhor pritet të jepet për subjektet politike të zgjedhjeve të 14 majit për Këshillat Bashkikë të Bashkive: Himarë, Finiq, Selenicë, Dropull, Kolonjë, Devoll, Maliq, Dimal, Malësi e Madhe, Kavajë, Librazhd dhe Pogradec.
Po ashtu pritet të jepet vendimi për kryetarët e bashkive Finiq (Romeo Cakuli), Selenicë (Nertil Bellaj), Dropull (Dhimitraq Toli), Kolonjë (Erion Isai), Devoll (Eduard Duro), Maliq (Gëzim Topçiu), Dimal (Juliana Memaj), Malësi e Madhe (Tonin Marinaj), Kavajë (Fisnik Qosja), Librazhd (Mariglen Disha), Pogradec (Ilir Xhakolli).
Mbledhja e KQZ pritet të nisë në 11:30.