Në mbështetje të pikës 1, shkronja “b”, dhe pikës 2, të nenit 19 dhe nenit 116/1 të Kodit Zgjedhor, të nenit 26, të Kodit të Procedurave Administrative, të vendimit nr. 23, datë 24.4.2023 “Për organizimin e punës në Vendin e Numërimit të Votave, radhën e veprimeve gjatë dorëzimit të materialeve zgjedhore, numërimit të votave dhe nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore” dhe të vendimit nr.12, datë 30.12.2020, “Për miratimin e rregullave të veprimtarisë së Policisë së Shtetit në shërbim të zgjedhjeve”,
URDHËROJ:

1. Pezullimin e procesit te numërimit në KZAZ nr.15, bashkia Kurbin deri në ora 16.00.
2. KZAZ nr.15 në bashkëpunim me Policinë e Shtetit të marri masa që gjatë procesit të numërimit të jenë prezent në ambientet e vend numërimit të votave vetëm anëtarët e KZAZ dhe sekretari, anëtarët e grupeve të numërimit, vëzhguesit e subjekteve zgjedhore, vëzhguesit e tjerë të akredituar, kandidatët dhe media, si dhe personeli teknik i autorizuar nga KQZ.
3. Ngarkohen KZAZ nr.15 dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij urdhri.