Kryeministri britanik, Rishi Sunak dhe bashkëshortja humbën mesatarisht 500 mijë paund në ditë gjatë vitit të kaluar, sipas The Sunday Times Rich List.

Çifti vlerësohet të jetë 201 milionë paund më i varfër për shkak të rënies së vlerës të aksioneve në firmën e teknologjisë informative të babait të saj, Akshata Murtyt, N. R. Narayana Murthy, por ende kanë një vlerë prej 529 milionë paundësh.

Në krye të listës janë përsëri Gopichand Hinduja dhe familja e tij, të cilët kanë parë rritjen e pasurisë së tyre me 6.53 miliardë paund, konkretisht në 35 miliardë paund.

Është pasuria më e madhe e regjistruar ndonjëherë në listë dhe vjen pasi këtë janë vdiq kreu i familjes, 87-vjeçari Srichand Hinduja, raporton skynews.

Kompania Hindujas, e cila shtrihet në pjesën më të madhe të botës, merret me gjithçka, nga bankat dhe nafta tek automobilave, kujdesi shëndetësor dhe siguria kibernetike.

Sir Jim Ratcliffe, titani i kimikateve që shpreson të blejë Manchester Unitedin, ka zënë vendin e dytë pas informacioneve të reja për financat e tij. Shefi i Ineos ka një rritje prej 23.6 miliardë paund në 29.69 miliardë paund.

Në nga miliarderët më të njohur të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Richard Branson, pasuria i është ulur me 1.79 miliardë paund, ose më shumë se 40 për qind. Thuhet se është kryesisht për shkak të rënies së çmimeve të aksioneve në rrafshin e turizmit hapësinor dhe të satelitëve.