Tirana do të mirëpresë një nga ndeshjet derbi më të zjarrta të Ballkanit si është ai mes AEK-ut dhe PAOK.

I konsideruar një ndeshje me një rrezikshmëri relativisht të lartë dhe policia greke nuk ka marrë përsipër ta organizojë jo në Athinë por në asnjë qytet tjerë, Federata Greke e Futbollit ke tentuar Qipron, por edhe aty ka marrë refuzimin e policisë vendase dhe mes mundësive për në Beograd apo Bukuresht, Top Channel ka mësuar se zyrtarisht Federatën Shqiptare të Futbollit ka pranuar këtë ndeshje kaq të përfolur.

Me sa duket pas konsultimit me organet e tjera është gjetur mundësia për ta zhvilluar këtë ndeshje në stadiumin “Air Albania” por ende pa ndarë një date të saktë. Në kryeqytet në të njëjtin stadium do të luhet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani më date 17 maj, ndërkohë që opsionet për ndeshjen finale të Kupës së Greqisë mes datës 18 dhe 19 maj ende mbetet për t’u vendosur, kjo edhe për shkak organizimi por edhe për të mos rënduar fushën me dy ndeshje të një niveli lartë në d ditë njëra pas tjetrës.

Megjithatë këto detaje mbeten për t’u vendosur ajo që tashmë është zyrtare është se një nga ndeshjet më të rëndësishme të klubeve greke, trofeu i dytë më i rëndësishëm siç është ai I kupës do të luhet në kryeqytetin tone në Tiranës, mes AEK-ut dhe PAOK në stadiumin kombëtarë “Air Albania”.