Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar 3 ligjet për rritjen e pagave për deputetët, ministrat dhe administratës publike.

Pas firmosjes së dekretit të Begajt, ligjet hyjnë në fuqi në mënyrë të menjëhershme.

Ligji i ri është pjesë e strategjisë së qeverisë për të rritur pagën mesatare në vend nga 530 euro në 930 euro dhe përfitues të parë ka 130 000 punonjësit e administratës. Strategjia parasheh dy faza, e para 1 prill 2023, e cila mori jetë ditën e enjte me votimin në Kuvend, ndërsa faza e dytë pritet të zbatohet në prillin e vitit 2024.