Shqipëria rritet me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, publikuar nga organizata Gazetarët Pa Kufij, ku përfshihen 180 vende të botës.
Kështu, Shqipëria radhitet në vendin e 96-të, duke shënuar një rritje prej 7 vendesh krahasuar me një vit më parë kur radhitej në vendin 103.
Rënien më të madhe me plot 12 vende në rajon e ka patur këtë vit Serbia.
Norvegjia renditet e para për të shtatin vit radhazi, ndërsa tre vendet e fundit, me gjendjen më të keqe të shtypit në botë janë në Azi: Vietnami, Kina dhe Koreja e Veriut.
Sipas RSF, Liria e shtypit në Evropë është eklipsuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
Kremlini ka krijuar një arsenal të ri mediatik kushtuar përhapjes së mesazhit të Moskës në territoret që ka marrë nën kontroll në jug të Ukrainës.