Në Kavajë po ndodh një tallje e madhe me demokratët. Kandidati i koalicionit Metaj-Berisha, Fisnik Qosja ka marrë pjesë në një takim elektoral me anëtarët e partise se Ilir Metës, por nuk ka publikuar asgjë nga ky takim në rrjetet e tij sociale.

Në takimin e thirrur nga Meta ku merrnin pjesë kryesia e PL, ishte vetëm Qosja nga pala e Berishës dhe takimi është pasqyruar me një album të dedikuar nga Ilir Meta në facebook.

Ajo që të bën përshtypje dhe ngre pyetje është se pse nuk e ka publikuar në facebook Qosja këtë takim?

Çfarë po u fsheh demokratëve Fisnik Qosja? A e ka bërë rob të Ilirit  Fisnikun, Ervin Salianji, i cili është edhe kushuriri i kryetarit të Partisë së Lirisë e që vetë mungon në takim për t’iu shmangur këtij fakti? Pse Qosja që publikon çdo takim elektoral, ka fshehur këtë takim me Metën?