Premier League në Angli nisi sot javën e 36-të të ndeshjeve në futboll. Me fillim nga 13:30, Leeds United barazoi 2-2 me Newcastle në një ndeshje të luftuar, me grintë, karton të kuq dhe katër gola. Në 16:00 po këtë të shtunë do zhvillohen pesë ndeshje të tjera. Bie në sy transferta e Tottenham në Birmingahm me Aston Villa, Chelsea – Tottenham apo edhe Man. United – Wolves.
Në “Elland Road” në Leeds, vendasit e Allardyce barazuan 2-2 me Newcastle, me trajnerin vendas që debutoi me një pikë në stolin e Leeds United që kërkon mbijetesën. Ndeshja filloi me golin e vendasve në minutën e 7-të. Ishte Ayling që zhbllokoi duelin, teksa Bamford për Leeds humbi penalltinë në të 28 minutë. Uilson në minutën e 31 barazoi ndeshjen nga pika e bardhë e penalltisë. Në të 69 minutë ishte Uilson që po me 11 metërsh kaloi në avantazh Newcastle, teksa Kristensen 10 minuta më vonë vendosi ekuilibrat. Firpo në shtesën e parë të ndeshjes la Leeds me dhjetë futbollistë. Leeds me 31 pikë mban vendin e tretë nga fundi, vetëm një pikë nga zona e mbijetesës. Newcastle me 66 pikë mban vendin e tretë.