Tiranë, 12 Maj- Në një takim me kontributorë ndër breza të Partisë Socialiste të Njësisë 9, deputetja e zonës Ogerta Manastirliu ka vlerësuar rolin e tyre, duke i konsideruar shtylla të palëkundura të Partisë Socialiste, në ditë të mira dhe në ditë të vështira.
“Mirënjohja jonë për ju është e pambarimtë. Ju keni qenë ata të cilët e keni mbajtur Partinë Socialiste të Njësisë 9 në këmbë dhe na keni çuar në fakt nga fitorja në fitore”- tha deputetja Ogerta Manastirliu.
Duke folur për votëbesimin ndaj Kryeministrit Edi Rama, deputetja Ogerta Manastirliu shprehu mirënjohjen ndaj qytetarëve të Njësisë 9:
“Sa herë ka pasur zgjedhje në vitet elektorale ne i’a kemi dalë që të kemi një rezultat më të mirë se viti pararendës zgjedhor tregon që besimin e qytetarëve tek Edi Rama, tek Partia Socialiste, tek të zgjedhurit e tyre, tek ju që përcillni mesazhin politik ka qenë i madh dhe është forcuar më shumë. Padyshim kjo është falë punës suaj dhe falë jush. Prandaj dhe Partia Socialiste sa vjen dhe bëhet më e madhe, prandaj edhe Partia Socialiste sa vjen edhe forcohet më shumë”- u shpreh deputetja Ogerta Manastirliu.
Në përfundim të fjalës së saj deputetja Ogerta Manastirliu vlerësoi me çertifikata kontributorët e Njësisë 9 të Partisë Socialiste.