14 Maj, Tiranë-  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pasi ka votuar në Shkollën “Jeronim de Rada” në Tiranë, u është drejtuar qytetarëve me një mesazh për të shkuar të gjithë drejt kutive të votimit.

“Sot është dita kur politika hesht dhe fjala është e qytetarëve!
Për të ushtruar të drejtën e votës dhe për të zgjedhur qeverisjen e qyteteve në 4 vitet e ardhshme.
Vota e sotme ka rëndësi për zhvillimin e komunitetit dhe qytetit ku jetojmë, ndaj cilido qytetar që do të jetë pjesë e vendim-marrjes, sot e ka mundësinë.
Jam e bindur se me qetësi dhe mençuri qytetarët do bëjnë zgjedhjen e duhur për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të çuar përpara transformimin e Tiranës dhe Shqipërisë🇦🇱”, – u shpreh Ministrja Ogerta Manastirliu, pas votimit në Njësinë Administrative Nr.9.