Ekstradimi i shqiptarëve të dënuar në burgjet britanike nuk do të ketë asnjë kosto për buxhetin e shtetit shqiptar, pasi qëndrimi i tyre do të mbulohet nga Britania.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se kjo marrëveshje do të shërbejë për risocializimin e shqiptarëve të burgosur në Britaninë e Madhe. Qeveria shqiptare dhe ajo angleze arritën një marrëveshje për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga Britania në Shqipëri.

Manja: Marrëveshja që kemi arritur është teknike që plotëson atë që është ratifikuar në Kuvend. Kriteret janë përcaktuar, ka si qëllim kryesor dhe udhëhiqet nga parimet e humanizmit, të vijnë ta vuajnë pjesën e mbetur pranë familjarëve të tyre, ne e dimë se nuk kanë kontakte, brenda kapaciteteve të vijnë përmes procedurave që parashikon ligji, të vijnë ta vuajnë me qëllim risocializimit, kemi detyrimin si shtet, të mund të takojnë prindërit, fëmijët, familjarët nuk krijon asnjë kosto për buxhetin e shtetit sepse do mbulohen nga pala britanike, parashikon një fuiqizim të kapaciteteve tona njerëzore në burgje. Janë marrë përsipër nga pala britanike.

Sa është numri dhe sa kapacitete ka në Shqipëri? A ka amnisti?

Manja: 2 vjeçare është marrëveshja me propozimin për t’u riparë, sa i takon numrit do nisemi nga kapacitete që kemi në shtetin tonë, nuk ka një numër fiks, por në varësi të vendeve që kemi në sistem, sepse nuk kemi marrëveshje vetëm me Britaninë, por Britania u tregua e gatshme të na ndihmojë për shtimin e kapaciteteve tona.