Vëllai i Tefta Malajt, Fatjoni është prononcuar në një emision televiziv ku është shprehur se objektiv i Taulantit ka qenë djali 5-vjeçar. Vogëlushi shpëtoi pasi Tefta gjatë momentit të përleshjes, e ka fshehur me batanije pas divanit. Ai nuk ka folur sepse ishte në gjendje shoku gjë që i shpëtoi jetën.

“Ai deshte të vriste ta parin djalin. Në atë momentin e sulmit, tefta e fshehu të birin pas divanit që u mbuloi me disa batanije. Ai nuk foli, se nëse do fliste do e vriste edhe atë. Djali ka ngelur i shokuar dhe vetëm kjo e ka shpëtuar. Nëse do e kishte gjetur do e kishte vrarë. (…) Ne bombë na ra e gjitha, po ku morëm vesh që ngacmonte çupën e tij, kjo ishte bombë fare.”- tha ai.