Ish- politikania Grida Duma ka zgjedhur që fundjavën ta kalojë ndryshe.

Moderatorja këtë të shtunë është zhveshur nga kostumi i moderatores dhe ka vendosur që të bëjë një udhëtim me motor në natyrë.

Por kë ka zgjedhur për ta shoqëruar në xhiron me motor? Është pikërisht djali i saj i cili nget motorin, ndërsa nëna e tij ka një mesazh motivues për të gjithë.

“Ka disa ditë që janë për veten, për të shijuar gjërat e vogla më fantastike të jetës”, thotë Grida.