Mbreti dhe Mbretëresha e sapokurorëzuara kanë dalë në ballkon për të përshëndetur me dorë turmat e mëdha që janë mbledhur përgjatë sheshit kryesor të pallatit mbretëror në Buckingham.

Mbretit dhe Mbretëreshës i janë bashkuar gjithashtu Princi dhe Princesha e Uellsit dhe fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte, Princi Louis. Princesha Anne dhe Princi Eduard ishin gjithashtu aty.

Në ballkon ishin të gjithë të pranishëm përveç Princit Harry.