NATO do të konsultohet për krijimin e një strukture të re ushtarake, në takimin e radhës me krerët e shteteve dhe qeverive, të planifikuar për më 11 dhe 12 korrik në Vilnius. Sipas ”Business Insider”, ”qëllimi është të drejtohen në mënyrë më efikase 3,3 milionë ushtarë në emergjenca, të thjeshtohen strukturat dhe të reduktohet personeli i panevojshëm”.

Risia absolute do të ishte një seli e re e veçantë për të ashtuquajturën ”Allied Reaction Force”, në Mons, Belgjikë, e cila do të jetë në gjendje të llogarisë një maksimum prej 30 000 ushtarësh. Ajo duhet të drejtohet nga një gjeneral amerikan dhe do të përfshijë 3 000 poste të reja.

Nën komandën e Mons do të instalohen të ashtuquajturat Komanda të Forcave të Përbashkëta të cilat do të duhet të udhëheqin trupat në një nivel operacional në të gjithë botën, Norfolk, Brunssum dhe Napoli.

Më pas, në tryezë janë dy seli të tjera të reja më poshtë këtij niveli, njëra në veri dhe tjetra në jug të Evropës. Në janar, e njëjta gazetë kishte shkruar se Gjermania po shtynte për Muenster në veri, ndërsa shumica e vendeve evropiane për Stettin e Polonisë. Ndërsa në Jug forcat tokësore në NATO do të instalohen në qytetin rumun të Sibiut. Tashmë, sipas ”Business Insider”, nën komandën e amerikanëve pritet të jetë Wiesbaden dhe Izmir.