Sot qeveria ka miratuar projektvendimin për transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike në Akademinë e Shkencave ku do të funksionojnë sërish si autonome.
Në një dalje për mediat, pas vendimit të qeverisë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi disa prej arsyeve që kishin çuar në marrjen e këtij vendimi ku mes tyre nënvizoi faktin që gjetjet pas kontrollit të bërë Akademinë e Studimeve Albanalogjike tregonin se ky institucion kishte kryer shkelje të rënda ligjore duke mos funksionuar si institucion i arsimit të lartë.
Kushi tha se ASA nuk kishte asnjë fakultet, në kundërshtim me atë që kërkon ligji për arsimin e lartë dhe gjithashtu se prej 8 vitesh asnjë student nuk ishte regjistruar në këtë institucion dhe nuk ishte e akredituar.
“ASA edhe pse u mbështet në mënyrë të vazhdueshme nuk arriti të riorganizohet për të qenë në përputhje me ligjin. Ministria vijoi me një kontroll dhe janë konstatuar një sërë problematikash parregjullsish të rënda ligjore. Si të fushës së strukturës ashtu edhe nga ana e funksionimit administrativ dhe financiar.
Mund t’ju përmend disa nga këto shkelje më thelbësoret: ASA sot që flasim nuk ka patur një fakultet që është detyrimi i parë ligjor. Nuk kanë asnjë fakultet dhe në asnjë prej njësive përbërëse të saj, nuk ka mësimdhënie që e bën të padmunur të vijojë të funksionojë si institucion i Arsimit të Larta. Është e paakredituar, nuk është akredituar asnjëherë ndërkohë që institucionet e tjera janë akdredituar nga 2 apo 3 herë. Mosakreditimi i programeve të studimit, e bën të pamundur të lëshojë diploma. Sepse akreditimi garanton cilësinë. Ndërkohë para ca vitesh ASA ka lëshuar diploma, duke kryer shkelje tjetër. Nga ana tjetër ka 8 vite që ASA nuk regjistron asnjë student. Ka një sërë argumentash që e bëjnë të pamundur ekzistencën e ASA-s si një institucion të Arsimit të Lartë.
Ne kemi një vendim ku shkeljet dhe parregullsitë janë të mëdha kështu që ne sot me vendim të Këshillit të Ministrave po e riorganizojmë këtë Akademi duke i riorganizuar institutet e saj pranë Akademisë së Shkencave. Personeli dhe të gjitha transferohen tek Akademia e Shkencave”-tha ministrja.
Sa i takon kundërshtimeve ndaj vendimit të qeverisë, Kushi tha se pjesa më e madhe e akademikëve ishin pro, ndërsa ata të cilët kanë dalë kundër janë disa prej shkaqeve përse ASA nuk funksionon si institucion i arsimit të lartë.
DItën e sotme 12 antropologë të Universitetit të Prishtinës dërguan një ‘notë proteste’ për projektvendimin e qeverisë me argumentin se transferimi i këtyre instituteve do të rezultonte në një dëm të madh për të gjithë studiuesit shqiptarë të në fushën e kërkimit shkencor dhe se shkelen një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare të firmosura me institucionet e vendeve të huaja. Ndërsa më herët janë mbajtur edhe protesta ndaj këtij projektvendimi që do të hyjë në fuqi 15 ditë pas publikimit në fletoren zyrtare.
Sipas projektvendimit, të gjitha asetet dhe studiuesit e ASA-s do t’i transferohen Akademisë së Shkencave brenda muajit dhjetor. Nga ana tjetër, senati i Akademisë së Studimeve Albanalogjike ka konesntuar këtë vendim duke bërë të qartë se do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për mos ta lejuar.
Sipas tyre Neni 29 i Ligjit 80 Për Arsimin, që ju jep kompetencat për ta propozuar mbylljen e ASA-s apo së paku për të qenë të lajmëruar një muaj më parë nga Ministria e Arsimit nuk është zbatuar. Ndonëse lëvizjet e fundit të saj, kanë qenë paralajmëruese, përmes një auditi bërë rishtazi në Akademinë Albanologjike.