Ishte Festivali i Sanremos që i bashkoi së pari në skenë, dyshen e famshme Paola e Chiara. Vetëm dy ditë më parë ato kanë linçuar këngën e tyre të re ‘Mare Caos’.Për plot 10 vjet rrugët e dyshes ishin ndarë dhe jo vetëm në këndvështrimin artistik. Siç janë shprehur për mediet italiane raporti i tyre kishte nevojë për pauzë e distancë, që nga bashkëpunimi i fundit ka rezultuar efikase.
“Nuk është e vërtetë që nuk e duronim dot njëra tjetrën, por me siguri që ka pasur momente kritike. Kuptuam se na nevojitej të ndërgjegjësoheshim mbi atë që ishim të ndara nga njëra-tjetra”, shpjeguan ato të ftuara nga Silvia Tofannin.
Pasi duoja u nda, këngëtaret provuan të performonin solo, por gjërat nuk shkuan siç ato shpresonin, dhe kjo sipas tyre bëri që distanca të thellohej më tej.
“Për disa vjet nuk jemi takuar as për Krishtlindje. Por të gjitha këto shërbyen që më vonë të afroheshim”, është shprehur Paola.
Sa i përket aspektit emocional, Chiara ka treguar se tani është single.
“Pata një lidhje të rëndësishme që tani ka përfunduar, por po e marr shtruar. A jam mirë kështu?! Në të vërtetë do të më pëlqente të isha sërish çift”, thotë më tej.
Ndryshe ndodh për Paolan siç shkruan ‘Fanpage’, e cila ka një lidhje të gjatë.
“Jam e fejuar prej 15 vjetësh me një fotograf mode. Është një partner i jashtëzakonshëm dhe raporti ynë është i konsoliduar. Më bën të lumtur dhe e mbështesim njëri tjetrin”, ka treguar këngëtarja.