21 Maj,  Tiranë- Mjekët e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” dhe Materniteteve “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”, kanë vlerësuar mbështetjen e qeverisë për rritjen e pagës me +50 mijë lekë në muaj, duke e konsideruar një rritje historike.

“Vendimi për rritjen e pagave rrit vleresimin tonë si mjek specialistë”,-tha Dr. Nevila Caushaj nga Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”.

“Vlerësim i madh që na bën të ndihemi dinjitozë në punën tonë si mjekë specialistë”,- u shpreh mjekja e Spitalit Universitar  “Shefqet Ndroqi” Dr. Kloedina Bratja.

“Sakrifica jonë e përditshme u shpërblye, faleminderit qeverisë për këtë rritje domethënëse”,- tha Dr. Aida Hoxha, nga Materniteti “Koço Gliozheni”.

“Rritja e pagave është hapi i duhur që do të parandalojë largimin e mjekëve nga Shqipëria”,- Dr. Oljan Cala nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.

Personeli shëndetësor këtë muaj ka marrë pagat e reja, me rritjen historike për mjekët specialistë. Nga rritja e pagave sipas planit në sektorin e shëndetësisë përfitojnë mbi 22 mijë mjekë, infermierë, stafe administrative në strukturat shëndetësore.