Benevento është shumë afër rrëzimit në Serie C. “Shtrigat”, që vitet e fundit provuan edhe emocionet e Serie A vitet e fundit, janë përballur me momente tmerri pas humbjes 3-1 në Cittadella.
Skuadra e drejtuar nga Andrea Agostinelli, ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut në Superiore, renditet në vendin e fundit në Serie B. Disfata e fundit ka tërbuar tifozët. Një pjesë e tyre kanë sulmuar autobusin e skuadrës së zemrës teksa kthehej në shtëpi.
Ultrasit e zemëruar, të pajisur me shufra hekuri, nuk i kanë kursyer sulmet dhe thyerjen e xhamave, duke shkaktuar frikë dhe panik te lojtarët dhe stafi i Beneventos.
Gjithçka ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë dhe shoqërimin e skuadrës deri në kthimin në qytet. Për fat të mirë nuk pati të lënduar.