Gjatë kësaj jave vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme por në ditët e fundit të javës dhe sidomos gjatë fundjavës pritet një përmirësim, që do të zgjasë pak. Në këtë mënyrë për ditën e sotme vendi ynë parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura të cilat në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.
Po ashtu edhe për ditën e Martë dhe deri ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Për ditën e Premte moti parashikohet kryesisht i kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore do të jenë hera-herës deri të dendura. Në zonën e juglindjes parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra.
Vlen për tu theksuar se gradualisht duke nisur nga dita e Premte dhe kryesisht fundjava e ardhshme nis edhe rritja graduale