Prej ditës së djeshme, Italia është përfshirë nga moti i keq me përmbytje që morën jetën e 9 personave, lanë dhjetëra të tjerë të zhdukur ndërsa 13 mijë banorë janë evakuuar.
Rajoni Emilia-Romagna është më i godituri. Janë 24 komuna të përmbytura. Trenat kanë ndaluar qarkullimit pasi disa zona janë të izoluara dhe teefonat ndodhen jashtë funksionit. Alarmi i kuq për zonat e përmbytura do të vijojë edhe ditën e sotme.
Kritike është situata edhe në Ravena, ku bashkia ndërhyri gjatë natës, me mbështetjen e policisë lokale, duke informuar qytetarët që të qëndrojnë në katet e sipërme. Evakuimet janë ende duke u zhvilluar edhe në Castel Bolognese, provinca Semper e Ravenës, ku kishte një problem të mungesës së ujit të pijshëm.