Granada fitoi 2-0 me Leganes për javën e 42-të dhe të fundit në La Liga 2. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Myrto Uzuni, me sulmuesin e Kombëtares që e mbyll këtë edicion me 23 gola, duke marrë çmimin e golashënuesit.

Me 75 pikë, Granada u shpall kampione dhe edicionin e ri do luajë mes më të mirave në Spanjë. Sukses i merituar edhe falë 23 golave të Uzunit, që ka zhvilluar një sezon fantastik.

27-vjeçari e kishte dje mbrëmjen e tij, teksa pas ndeshjes propozoi për martesë të dashurën. Uarda tha “po”, me çiftin që duket se do shkojë drejt altarit. Me trofeun e kampionit dhe të golashënuesit, Uzuni shënoi edhe jashtë fushe duke propozuar të dashurën në stadium.