Granada po fiton 2-0 me Lugon për javën e 40-të në La Liga 2 të Spanjës. Protagonist në këtë ndeshje për të tijtë ka qenë edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi i kombëtares shqiptare “i la targën” kundërshtarëve në minutën e 17-të të ndeshjes dhe asistoi bukur për Puertas, me beratasin që i ofroi një gol të lehtë shokut të skuadrës.

Shpejtësia dhe driblimi i Uzunit nxorën jashtë loje mbrojtjen mike, me Uzunin që “shpërtheu” ne krah për golin e parë. Vetëm 5 minuta pas golit të parë, Granada shënoi edhe të dytin me Zaragoza, për avantazhin e dyfishtë që e dërgon momentalisht në krye të renditjes me 69 pikë, dy më shumë se Las Palmas që ka një ndeshje më pak.Kujtojmë se ky sezon është brilant për 27-vjeçarin shqiptar, që ka shënuar 22 gola dhe mban kreun e listës së golashënuesve, teksa ka asistuar edhe pesë herë.