Aleanca Atlantike (NATO) me shumë gjasa do t’i ofrojë Kievit krijimin e një Këshilli NATO-Ukrainë si një mjet për të forcuar marrëdhëniet politike dhe për të mbështetur planin shumëvjeçar të ndihmës ushtarake që po studiohet.

Këshilli, në fakt, do t’i lejonte Kievit të marrë pjesë në një mënyrë shumë më të thellë në punën e NATO-s sesa është e mundur të bëhet me Komisionin aktual.
Disa aleatë, veçanërisht në krahun lindor, po bëjnë presion që Ukrainës t’i ofrohet një afat kohor i qartë për hyrjen në NATO që në samitin e Vilniusit, por aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje për këtë pikë midis 31 vendeve.