Pas 24 orësh që nga mbyllja zyrtare e procesit të votimit, numërimi i kutive nisi me vonesë për këtë arsye vijon ende në disa prej bashkive.
Pavarësisht se deri më tani mbizotërojnë kandidatët e Partisë Socialiste, duhet edhe pak kohë që nga ezaurimi i përgjithshëm i të gjitha qendrave të votimit. Në Bashkinë e Tiranës, më të madhe në të gjithë vendin, vijon ende procesi i numërimit, ku deri më tani është përfunduar vetëm 86.08% e totalit të kutive të votimit. Deri më tani kryeson kandidati i PS-së Erion Veliaj me një diferencë të lartë votash nga kandidatët e tjerë. Veliaj pasohet nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, e më pas nga kandidati i PD-së Roland Bejko.
-Erion Veliaj, PS-134235 vota (54.22% )
-Belind Këlliçi, BF-86668 vota (35.01%)
-Roland Bejko, PD-10593 vota (4.28% )
-Lajla Pernaska, PDIU-1825 vota (0.74%)
-Arlind Qori, Bashkë-11883 vota (4.80%)
-Marko Dajti, FM-2351 vota (0.95% )
As Bashkia e Kavajës nuk ka mbaruar ende numërimin e votave, ku deri më tani janë përfunduar vetëm 66.30 % e kutive.
Në këtë bashki kryeson kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 51.36 % të votave, dhe më pas me një diferencë prej 406 votash, pasohet nga kandidati PS-së.
-Fisnik Qosja, BF-7640 vota (51.36% )
-Redjan Krali, PS-7234 vota (48.64%)
Bashkia e Durrësit sipas rezultateve e kanë vulosur fituesen, e cila është kandidatja e PS-së Emiriana Sako me 55.54 % të votave. Deri më tani është numëruar 99.42% e të gjitha kutive të votimit.
-Emiriana Sako, PS-48114 vota (55.54%)
-Igli Cara, BF-38518 vota (44.46%)
Kruja vijon ende numërimin e votave, ku deri më tani janë numëruar vetëm 90.22%. Pavarësisht se kanë mbetur edhe disa kuti votimi kryeson Partia Socialiste me 17 mijë e 600 vota.
-Artur Bushi, PS-17600 vota (65.25%)
-Agron Loka, BF-9372 vota (34.75%)
Pjesë e listës së bashkive që vijojnë ende numërimin është edhe Kavaja, ku deri më tani janë numëruar vetëm 88.89% e kutive. Në këtë qytet kryeson me një diferencë të thellë kandidati i Partisë Socialiste me mbi 66 % të votave.
-Elton Arbana 8246 vota (66.16%)
-Rezeart Tusha, BF-4217 vota (33.84%)
Bashkia e Malësisë së Madhe vijon ende numërimin, ku deri më tani kryeson PS-ja, ndërsa janë numëruar vetëm 88.89% kuti të votimit.
-Tonin Marinaj, PS-7985 vota (57.41%)
-Isa Ramaj, BF-5923 vota (42.59%)
KZAZ-të e Fierit janë drejt përfundimit me numërimin e votave, ku fitoren e ka vulosur kandidati i PS-së Armando Subashi, me një diferencë të lartë votash. Deri më tani janë numëruar 99.55% të totalit të kutive, dhe Subashi kryeson me 35 mijë e 280 vota.
-Armando Subashi,PS-35280 vota (69.33%)
-Evdar Kodheli, BF-10078 vota (19.80%)
-Eriselda Çelaj, PD-5529 vota (10.87%)
Drejt përfundimit është Bashkia e Pogradecit, e cila gjithashtu ka kryesimin e kandidatit të PS-së me një diferencë të lartë votash. Ilir Xhakolli ka arritur të rrëmbejë shumicën e votave, për të marrë drejtimin e bashkisë. Deri më tani janë numëruar 99.06% kuti votimi.
-Ilir Xhakolli, PS-17730 vota (67.56% )
-Zini Tollozhina, BF-8032 vota (30.61% )
-Rezart Laraku, LRE-482 vota (1.84%)
Kandidati socialist në Bashkinë e Lezhës ka arritur të rrëmbejë gjithashtu pjesën më të madhe të votave, pasuar nga Pashk Gjoni. Totali i kutive të numëruara deri në këtë moment është 98.41%.
-Pjerin Ndreu, PS-18021 vota (52.75%)
-Pashk Gjoni, BF-16140 vota (47.25%)
Më një ritëm shumë të ulët numërimi po ecën Kurbini, ku deri më tani ka një rezultat prej 67.57% të totalit të kutive. Edhe në këtë bashki, më një diferencë të ulët, kryeson socialistja Majlinda Cara.
-Majlinda Cara, PS-7876 vota (50.65%)
-Behar Haxhiu, BF-7673 vota (49.35%)
Bashkia e Dibrës është drejt finalizimit të fituesit, ku tashmë sipas statistikave të KQZ-së fitoren e ka marrë PS-ja. Deri më tani janë numëruar 97.98% e kutive të votimit.
-Rahim Spahiu, PS-16061 vota (67.69%)
-Ismail Uka, BF-6432 vota (27.11% )
-Naim Gazidede, PD-1236 vota (5.21%)
E fundit në radhën e bashkive që presin të vulosin fituesin është ajo e Kukësit, ku kanë mbetur ende kuti për tu numëruar, pasi tashmë rezultati bazohet vetëm në 89.04% kutitë e numëruara. Në Bashkinë e Kukësit kryeson socialisti Safet Gjici me 10 mijë e 406 vota.
-Safet Gjici, PS-10406 vota (49.34%)
-Admir Sinamati, BF-8704 vota (41.27%)
-Abedin Oruçi, PEISH-1979 vota (9.38%)