Shumë persona mund ta konsiderojnë martesën si një hap të madh të jetës së tyre nga i cili tremben, ndërkohë që shumë të tjerë preferojnë të krijojnë stabilitet në jetë dhe dëshira për të krijuar familja është më e shpejtë. Duke u bazuar në astrologji, egzistojnë tre shenja të cilat kanë prirje për t’u martuar në moshë më të madhe dhe ato janë pikërisht Dashi, Binjakët dhe Ujori!
Dashi
Ndonëse një Dashi është shumë impulsiv, në çështjet e martesës dhe angazhimit do të kërkojë shumë për të gjetur personin më të përshtatshëm. Ai beson se duhet të takohet dhe të mësojë shumë përpara se të finalizojë lidhjen e tij. Kjo ka si efekt që një Dash të jetë më shumë “gjuetar”, diçka që vazhdon për shumë vite të jetës së tij, derisa më në fund të ndihet gati apo të ketë gjetur personin e duhur për ta shoqëruar në jetë. Pra Dashi është një proces që kërkon kohë dhe përvoja.
Binjakët
Binjakët kanë nevojë për shumë stimuj të ndryshëm për t’i mbajtur ata vigjilentë. Nëse do të mund të takonin miliona njerëz, do ta bënin. Ata duan të shohin, njohin, eksplorojnë dhe përjetojnë. Ata mund të mërziten shumë lehtë dhe vazhdimisht kanë nevojë për diçka të re për t’i freskuar dhe të mos ndihen të lënë pas dore. Zakonisht vendosin standarde të larta dhe kërkojnë shumë kohë për të gjetur një partner ideal, ndaj martesa nuk është në planet e tyre të afërta.
Ujori
Ujori është një shenjë që nuk u beson lehtë njerëzve dhe nëse ka një gjë që ata duan, është liria e tyre. Ata njihen si progresivë, të pavarur dhe inteligjentë, gjë që i frenon ata të ecin vazhdimisht përpara dhe të evoluojnë. Një Ujor është plotësisht i vetëdijshëm se sa shumë e vlerëson lirinë e tij dhe mendon se martesa mund t’ia heqë atë. Ata e shijojnë veçanërisht jetën e lirë, ndërsa kur vendosin të angazhohen, kanë nevojë për një partner që u jep hapësirë ??në marrëdhënien e tyre. Ujori gjithashtu nuk e vlerëson traditën aq shumë sa shenjat e tjera, ndaj martesa nuk është e nevojshme për të.