Aktivistja Evi Kokalari ka vijuar me postimin e saj të rradhës në rrjetet sociale duke sulmuar Sali Berishën dhe figurat e tjera politike pranë tij.
Duke e konsideruar si “Paneli i Turpi”, Kokalari thotë se ky panel është pikërisht çfarë duhet të shohim për te kuptuar se si u katandis PD e rithemelimit.
Kokalari krah Berishës, akuzon dhe kandidatin e Tiranës, Belind Këlliçin si mashtrues i shumë niveleve duke përfshirë dhe diplomën e maturës.
Kokalari vijon me foton e falcifikuar nga Adriana Kalaja, të cilën ajo thotë se e shpërndau pa një pikë turpi.
Gjithashtu akuza hidhen edhe ndaj Albana Vokshit dhe Besart Xhaferrit.
”Paneli i turpit!!!
Sali Berisha, një ditë thotë “nuk kam ç’ti bëj njerëzve të lirë”, – referuar kjo shpërndarjes së fotos së fallcifikuar, nga Kalaja, ditën tjetër e promovon!!
Në fakt, ky panel është pikërisht çfarë duhet të shohim për te kuptuar se si u katandis PD e rithemelimit;
-Belind Këlliçi – mashtrues në shumë nivele duke futur këtu diplomën e maturës
-Adriana Kalaja një mashtruese që tashmë e dimë të gjithë (fallcifikon foto dhe i shpërndan pa asnjë pikë turpi)
– Albana Vokshi, mashtruese dhe manipuluese e shumë garave në PD. Asnjëherë nuk është futur në votë vetë. Burri i saj i korruptuar kokë & këmbë së bashku me klanin e Berishës.
-Besart Xhaferri, mashtrues dhe hajdut i gjithë garës së Forumit Rinor.
Për të zbukuruar pak panelin nga llumi, nxjerrin dhe installimin e Aleksandër Frangajt dhe Blendi Fejvziut. Por s’po ndihmon.
I dashur z. Berisha. Ju përfundimisht NUK jeni e ardhmja. Të gjithë këtë llum ta gëzosh. Nuk bëhet Shqipëria me këtë nivel njerëzish dhe as me ju.
Pse i mban ti vërdallë është e qartë. Nuk ke ndryshim nga metodologjia e Enver Hoxhës që ishte: hiq intelektualët dhe mblidh injorantët.
Në fakt, njerëzit me mënd po ikin jo nga Edi Rama, por sepse s’kanë shpresë tek injoranca e opozitës që ti promovon.
Nejse, intelektualët dhe njerëzit me integritet do mblidhen dhe do triumfojnë. Ke të drejtë, revolucioni anti-korrupsion po vjen, dhe ti jo vetëm nuk je pjesë e saj, por as nuk e ndalon dot, as ti, as Rama dhe as Ilir Meta.
Suksese në këtë cirk që ke nisur! Në këtë pikë, është tejet argëtuese!”, shkruan Kokalari.