Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish ministrin Lefter Koka si dhe 4 vite burg për ish deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako.
Nga ana tjetër SPAK ka kërkuar nga 4 vite burg për Serafin Papën, Pëllumb Abeshin, Jonida Zeqin, Bardhyl Çabirin, nga 10 vite burg për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton si dhe 7 vite burg për Stela Gugalljan.
Mësohet se nga gjykimi i shkurtuar, nëse kërkesa e prokurorisë pranohet nga GJKKO, dënimi për ish ministrin Koka shkon në 6.8 vite burg.
Ndërkohë, për Alqi Bllakon, Sefain Papën, Pëllumb Abeshin dhe Jonida Zeqon dënimi nga gjykimi i shkurtuar reduktohet në 2.8 vite burg. Për Mërtirin dhe Zoton ashtu sikurse për ish ministrin Koka dënimi shkon në 6.8 vite burg ndërkohë që për Stela Gugalljan dënimi shkon në 4.8 vite burg.