Këtë fundjavë është çelur zyrtarisht me një sërë aktivitetesh kulturore e artistike, sezoni veror në bregdetin e Semanit dhe të Darzezes.

“Darzeza dhe Semani janë dy porta shumë të rëndësishme për zhvillimin e Turizmit. Ajo çfarë mbetet në strategjinë tonë është hapja e një portë të katërt. Dy janë shtyllat e zhvillimit tonë bujqësia dhe turizmi. Nëse bujqësia po ecën me hapa të shpejtë, turizmi në Fier është ende në hapat e para të ngadalta.“- tha kryebashkiaku.
Bashkia premton kushte më të mira për akomodim.

“Besoj dhe presoj që ndoshta në muajt në vijim do të kemi zhvillime konkrete. Bëhet fjalë për komplekse shumë të mëdha turistike që do të kenë të gjitha brenda. Do të hapë një faqe të re jo vetëm për Fierin por për të gjithë zonën.”– tha ai.

Zhvillimi i zonave bregdetare do të jetë në funksion të plotë të paketës turistike që ofron Fieri së bashku me turizmin arkeologjik.