Fituesi dhe vendi i dytë i Big Brother VIP 1, Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj do të futen sonte në shtëpinë e BBV, ku i presin katër finalistët e këtij edicioni, Luizi, Efi, Dea dhe Kristi. Këtë gjë e ka zbuluar moderatorja Arabana Osmani përmes një postimi në “Instagram”.

Arbana lajmëroi ndjekësit që në darkë të jenë sy dhe veshë nga ekrani pasi dy ish- banorët do i bashkohen finalistëve, dhe ashtu si dhe tradita e do të darkojë me banorët. Ndërkohë që Donaldi e ka konfirmuar edhe vetë që do të bëhet sot pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip. Ndërkohë nuk dihet nëse do i bashkohet vetëm Iliri, apo edhe ndonjë finalist tjetër nga edicioni i kaluar.