“Jo nuk do të bashkëpunojmë sepse s’dua unë, por eksperienca ka treguar se edhe pa pasur këtë ngërç kaq të madh të një damkosjeje e cila është shumë serioze, bashkëpunimi ka qenë i vështirë për shkak të kulturës politike të asaj force që s’ka bashkëpunim në ADN e vet.

Tani bëhet me e vështirë, gjithë përpjekja është të luftohet. Në fund të ditës themeli është çfarë do ofrosh më mirë. Përmbytjet janë një probleme më të mëdha, kemi marrë masa. Ne në Shkodër kemi pasur një situatë barrikade, në sensin e bashkëpunimit të bashkisë me Qeverinë. Ne e kemi bërë punën në Shkodër, që nuk kanë qen të lidhura me aprovimin e bashkisë, rrugën Shkodër-Velipojë. Është një rrugë alpesh perfektë, po bëjmë rrugën Shëngjin-Velipojë, pro këto janë vendime qe nuk varen nga bashkia.

Pengesa e bashkisë është e vazhdueshme, tani që fjalim rruga është e penguar nga ana e Shkodrës sepse bashkia nuk lëshon letrat. Bashkia nuk jep lejen për të filluar punën. Me bashkitë e tjera, halli është ndryshe sepse ka projekte, i bien dyerve”- tha Rama në WakeUp.