Dori, bashkëshorti i Olta Gixharit, padyshim që ka qenë një ndër personat më të komentuar gjatë qëndrimit të saj në Big Brother. Kjo edhe për shkak se aktorja e përmendte shpesh, por edhe se ai ishte shumë i panjohur për publikun.
Olta është nga ato personazhe VIP që ka zgjedhur që ta mbajë larg vëmendjes mediatike bashkëshortin e saj, e deri më tani ai nuk ishte shfaqur asnjëherë në publik.
Por, pas finales së Big Brother Olta është shfaqur publikisht me Dorin. Ata janë parë së bashku, të kapur dorë për dore, në festën e bërë pas finales. Aty morën pjesë të gjithë ish-konkurrentët e Big Brother, mes tyre edhe Luizi.