Nga Alban Daci/
Vota është para së gjithash një modalitet përfaqësimi dhe afirmimi! Nëse elektorati, ka ndjesinë se nuk i afrohet asnjë ofertë nga partitë që kanë qëllim vetëm pushtetin, nuk mund të bëjnë gjë ndryshe, veçse të mos kenë interes në një lojë politike që nuk i lejon të shprehen!
Kriza e PD, përçarja e saj, kriza e dialektikës politike të përdorur në përgjithësi nga partitë politike, po krijon iluzionin e hyrjes në lojë të disa fantocëve, që me një gjuhë të varfër dhe me një inteligjencë nën mesatare, por kërkojnë të afirmohen si lider politik për të qenë ofertë e e re politike! Në, fakt nëse ndjek daljet e tyre publike apo diskurset e tyre e kupton qartë se ata janë më falco dhe më mashtrues se ata që aktualisht klasa politike.
Një pjesë nga këta duke e trajtuar politikën si shkencë të bazuar nga inferioriteti personal, ndjesitë personale nga dështimet personale apo nga dëshira për të fituar dhe për tu hakmarrë, kërkojnë të infektojnë edhe qytetarët duke u shtirur se problemet dhe dëshirat e tyre janë edhe problemet dhe dëshirat e shqiptarëve.
Këta fantocë oportunistë me një dialektikë populiste, në fakt nuk fshehin gjë tjetër veçse se objektivin final për të marr pushtetin. Ata flasin me bargun e qytetarëve për të mbushur bargun e tyre, afa flasin kundër establishmentit për tu marrin atyre privilegjet dhe për tu kthyer vetë në një establishment. Ata flasin në emër të demokracisë, por në të vërtetë janë një kërcënim serioz ndaj saj.
Disa nga këto fantocë të oportunizmit populist flasin për parti të reja, flasin për mbështetje nga amerikanët, për faktin se sipas tyre janë të pastër e s’kanë mëkate. Kam dëgjuar shpesh nga këta, sigurisht disa prej tyre janë me të vërtetë special, që do i konsideroja mashtrues të kalibrit të lartë e profesionistë të mirë në këtë drejtim sa shumë herë gjatë ditës arrijnë të mashtrojnë edhe vetën e tyre!
Megjithatë, ashtu siç është organizuar Shqipëria, për fat të mirë populizmi s’mund të ketë sukses dhe aplikim në Shqipëri. Kjo për disa arsye:
1. Shoqëria është e mirë organizuar në dy llogore dhe shqiptarët e kanë thuajse të pamundur të shikojnë përtej në oferta të reja;
2. Shqiptarët nuk kanë pavarësi të theksuar ekonomike dhe për pasojë as politike. Shqipëria nuk ka një shtresë të shëndoshë të mesme e cila është protagoniste e suksesshme e ndryshimeve.
Populizmat duke janë aplikuar nuk kanë sjellë asnjë ndryshim, kan ardhur me iluzione që kanë qenë të përkohshme dhe kanë instaluar në fakt regjimi edhe më pak demokratike e lider që janë kthyer në diktator. Populzmi vjen si krizë e politikës me iluzione e premtime që lidhen me emocionet dhe kërkesat e qytetarëve e në fund përfundojnë në instalimin e regjimeve më të këqija që trondisin në themel vlerat dhe standardet klasike. Fantocët e oportunizmit që sillen në studio si heronj apo shpëtimtar, në fakt janë modelet dhe tipet më të rrezikshëm të shtetit të së drejtës apo të demokracisë funksionale!