Për herë të 11, në vendin tonë pritet që të organizohet parada e komunitetit LGBTQIA+. Kjo paradë bëhet në vazhdimësi të aktiviteteve, ku pjestarë të komunitetit kërkojnë të drejta të barabarta, mos të diskriminohen dhe bullizohen.

Parulla me të cilën do mbahet parada këtë vit është “Hape Zemrën”. Është miratuar një plan veprimi për komunitetin LGBTQIA+, por anëtare të këtij komuniteti thonë se nuk është zbatuar siç duhet dhe ende ata vuajnë problematika të ndryshme, siç është diskriminimi, refuzimi i shërbimeve etj.

Parada nis instalacioni “REA”, për të vazhduar në bllok, më pas tek sheshi ‘Nënë Tereza’ dhe më pas do ndalojnë tek kryeministria ku do mbahen edhe fjalime. Pritet të ketë dhe përfaqësues të selive diplomatike.

Kujtojmë që vitin e kaluar, për herë të parë në Shqipëri ka nisur një gjyq për regjistrimin e dy fëmijëve të parë për çiftet e të njëjtit seks. Dy vajza kërkojnë të regjistrojë bebet në emër të tyre. Çështja është rrezuar në shkallën e parë dhe në apel. Pritet një vendim i gjykatës së lartë.