Deputeti i partisë Demokratike, Dashnor Sula ka bërë thirrje që të gjithë demokratët të bashkohen. Pa u bashkuar -tha ai- jemi të mbaruar.

Në një deklaratë për mediat, Sula u shpreh se nëse deputetët e PD, qoftë ata që mbështesin Berishën, apo ata që mbështesin krahun tjetër të kësaj force politike nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, atëherë përçarja është e paralajmëruar edhe për zgjedhjet e 2025.

“Duhet të kemi parasysh një gjë, duhet të kemi përgjegjësi për humbjen e 14 majit dhe duhet bërë një analizë. Unë nuk kam thënë bashkëpunim, bashkim. Edhe para 14 majit kam kërkuar një armëpushim.

Mendoj dhe gjykoj që është momenti që të reflektojmë nga i pari tek i fundit. Tregoi që përçarja është fatal për opozitën. Përvarja është diçka e paralajmëruar edhe për 2025 nëse nga i pari deri tek i fundit nuk i thërrasin mendjen dhe të vazhdojnë me emocione dhe me mendje të nxehtë”, tha Sula.