Për te patur mundesine qe te beni nje gjume sa me te mire dhe te shendetshem, shihni me radhe keto 10 keshilla te thjeshta qe, te gjitha se bashku, krijojne mundesine te ta japin nje kenaqesi te tille.
1 Dietë e përshtatshme
Rregulli numur nje ne kete drejtim eshte konsumi i nje mengjesi te shendoshe, nje dreke te mesme, dhe te nje darke te lehte, madje sa me heret, me qellim qe stomaku te mos jete shume i rende, cka do te cenonte cilesine e gjumit.
Shmangni kafenë
Ne darke, eshte me mire te shmangni nga perdorimi kafen dhe cdo produkt tjeter me permbajtje kafeine.
Një gotë qumësht të ngrohtë
Ne vend te kafese, perdorni me mire nje gote qumesht te ngrohte. qumeshti eshte nje mik i mire i gjumit.
Sa më shumë ushtrime fizike të përshtatshme
Ushtrimet fizike kane nje ndikim pozitiv shumeplanesh per organizmin. Ndermjet te tjerave, ato ju mundesojne edhe shkakrkimin e stresit te dites, dhe rrjedhimidht do te jene nje ndihme me shume edhe ne shtrat.
Meditimi
Stresi i dites dhe ankthi jane nga armiqte kryesore te gjumit.
Meditimi eshte nje menyre shume efektive per te na rifreskuar mendjen. rifreskimi i mendjes do te thote nje premise me shume per nje gjume te mire.( Meditimi eshte perqendrimi i vemendjes per nje kohe te caktuar mbi nje objekt, ngjarje, fenomen, mendim)
Dhomë gjumi të përshtatshme
Ajo duhet te jete para segjithash e paster dhe e dekoruar kendshem, dhe me nje temperature te pranueshme.
Lexoni libra
Libri para gjumit, eshte nje aleat i mire i tij. Te kunderten te ofrojne televizori apo kompjuteri.
Relaks dhe durim
Mos e humbisni durimin kur e shihni qe gjumi nuk eshte edhe aq prane, beni me shume durim. Relaksimi i mendjes eshte shume i rendesishem per gjumin, ndaj sa me larg mendjen nga situatat shqetesuese.
Mbyllni dritat
Sigurohuni qe dhoma e gjumit te jete e erresuar kur ju shkoni per te fjetur. Nese kjo nuk eshte e mundur, mund te praktikoni edhe maskat e gjumit.
Largoni mjetet e punës
Kompjuteri dhe objekte te tjera me te cilat punoni nuk jane miqte me te mire te gjumit, ndaj mos i pranoni ato ne dhomen e tuaj.