Kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin ka paralajmëruar Rusinë se mund të përballet me një revolucion të ngjashëm me atë të 1917-ës dhe të humbasë luftën në Ukrainë.
Ai gjithashtu kjo situatë nuk duhet të neglizhohet se liderët rusë duhet të merren seriozisht me luftën.
Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022 shkaktoi një nga konfliktet më vdekjeprurëse në Evropë dhe konfrontimin më të madh midis Moskës dhe Perëndimit që nga kriza raketore kubane e vitit 1962.
Nga ana e saj Ukraina po përgatit një kundërsulm që synon të largojë trupat ruse në kufij që ekzistonte para vitit 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë, vuri në dukje Prigozhin.
Ndër të tjera ai ka paralajmëruar se Ukraina do të përpiqet të rrethojë Bakhmutin dhe të sulmojë Krimenë.