Partia Socialiste dominon edhe në këshillin bashkiak të Shkodrës. Edhe në këtë qytet ka përfunduar procesi i numërimit të votave për anëtarë të këshillit bashkiak.
Kështu, sipas KQZ Partia Socialiste ka siguruar 18 mandate. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 13 mandate, Partia Socialdemokrate 12 mandate, Partia Demokratike e Alibeajt ka 5 mandate.
Ndërkohë, Aleanca Liberale e Djathtë, Fryma e Re Demokratike dhe Partia Levizja e Legalitetit kanë marrë nga 1 mandat.