Afrona Dika ka qenë goxha e përfolur në media përgjatë muajve të fundit që pas ndarjes së bujshme nga këngëtari Blero, i cili bëri dhe disa deklarata të forta kundrejt ish-partneres, e cila sipas tij e ka dashur vetëm për paratë.
Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ku disa muaj pas ndarjes, zbuloi se ishte në një romancë të re, e cila tashmë është konsoliduar. Asokohe Dika e mbante të fshehtë identietin e partnerit dhe ajo çka u zbulua ishte se ai është një biznesmen zviceran i cili quhet James Dyer Smith.
E së fundmi Afrona ka publikuar një foton e parë si çift me partnerin teksa janë duke shijuar pushimet në Turqi.
Kujtojmë se Blero dhe Afrona i dhanë fund martesës pas gati 7 vitesh së bashku.
Blero hodhi disa akuza të rënda ndaj Afronës duke e quajtur materialiste. Teksa ishte i ftuar në një intervistë, ai u shpreh se Afrona Dika është lidhur me të vetëm për famën dhe paratë që kishte.
Sipas këngëtarit, gjithçka ka qenë e bukur mes tyre, derisa ai i kufizoi shpenzimet, ndërsa theksoi se pasi i dha paratë për të hapur biznesin në Zvicër, ajo u zhduk. (Kliko këtu)
Mirëpo kjo deklaratë e këngëtarit shkaktoi goxha zhurmë në rrjet dhe blogerja reaagoi më pas me anë të një thënie e cila dukej se ishte një thumbim për ish-partnerin.
“Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën”, shkruante ajo krahas fotos.