Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli tha se mësimi në shkollat e Bashkisë së Kamzës po vijon normalisht. Ai reagoi duke thënë se mediat po keqpërdorin përfshirjen në protestë të vetëm 50 nxënësve.
“U bëjmë thirrje mediave të mos keqpërdorin rastin e rreth 50 fëmijëve në Kamëz, të nxitur nga manipulime në rrjetet sociale.
Në të 25 shkollat e Kamzës, mësimi vijon normalisht, kështu që ftojmë mediat të vijnë dhe të verifikojnë nga afër vijimin normal të procesit mësimor në të gjitha shkollat e Kamzës.
Sot, falë mbështetjes së Kryeministrit Edi Rama, shkollat e Kamzës janë institucione me standarde të Bashkimit Europian. Faleminderit”, reagoi kryebashkiaku i Kamzës në Facebook.










