Pas një muaji pauze, deputetët e Kuvendit do të rikthehen në seancë plenare pas përfundimit të fushatës zgjedhore të 14 majit.

Sipas kalendarit të publikuar nga Kuvendi këtë të enjte pritet të miratohen dy projektligje të cilat lidhen me ratifikimin e marrëveshjes për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.

Sakaq në seancën e sotme pritet të miratohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFË Frankfurt am Main (KFË) e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH)”, si dhe do të shqyrtohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Bojana.

Ndër të tjera në seancën plenare pritet të ketë diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.