Alban Daci
PD, ka kaluar thuajse tashme një periudhë dy vjeçare shumë të vështirë mes misionit të mbijetesës dhe mundësive të personave të veçantë për protagonizëm apo për oportunizëm! Tashmë, Alibeaj e dha doreheqjen, dhe periudha e lidershipit të tij do të konsiderohet si periudha e rezistencës dhe mbijetesës së PD! Gjithkush mund ta analizoje e ta kritikoje periudhën e Alibeaj, sipas interesave apo këndvështrimeve të ndryshme, por një gjë është e qartë për të gjithë, se ai rezistojë dhe u qëndrojë koherent qendrimeve të tij pa pasur asnjë lëkundje apo pa bërë asnjë hap mbrapa.
Alibeaj, padyshim ja doli me sukses në këtë mision të vështirë që pati mbi supe, pa pasur pretendime pushteti konkret apo të tjera që mund të lidhen me të! Duke qenë në rolin e një kryetari të komanduar thuajse në një situatë të jashtëzakonshme luftë për PD, Alibeaj nuk mund të ishte një lider që impononte bashkim po per të krijuar iluzionin se ai do të ishte fitues në këndvështrimin e numrave! Beteja e PD nuk ishte betejë numrash apo rezultati, por në atë “to be or not to be”. Periudha e tij ishte një periudhe e qartë tranzitore që kishte një qellim, që të mbante gjallë politikisht PD dhe kjo e fundit të mos shuhej apo të mos tjetërsohej dhe për këtë mision mund të them me bindje se Alibeaj ja doli!
Megjithatë, situata aktuale e PD është më e rëndë se para një viti dhe më e rënduar se para dy vitesh! Mungesa e një lideri unifikues dhe imponues për të bërë të obligueshme linjën apo qendrimet politike duke bërë të mundur në këto kushte që brenda PD të ketë aktualisht këto realitete:
– Oportunistë
– Indiferentë
-Luhatur
Kjo lloj situate e PD u pa qartë në momentin kur duhet të vendosej për pjesëmarrjen e saj në zgjedhje dhe po ashtu nëse analizojmë rezultatin dhe si u bo fushata elektorale në Tiranë, kuptojmë se PD nuk kishte një fushatë unifikuese ndaj logos apo kandidatit duke mos maskmalizuar votën e saj e padyshim mos pjesëmarrja në fushatë e shumë deputetëve ishte një ndëshkim i madh elektoral!
Nëse situata tranzitore dhe jo stabile e PD ishte e kuptueshme e ndoshta e pranueshme deri tani, tashmë ajo nuk mund të vazhdojë më me të njëjtën muzikë edhe tani pasi zgjedhjet mbaruan!
Për këtë arsye, mendoj se është momenti që PD të hyjë menjëherë në procesin e zgjedhjes se Kryetarit dhe po ashtu në hartimin e strategjive të reja persa i përket organizimit të saj në lidhje me territorin dhe jo vetëm!
Mendoj, se PD duhet të hap një debat të madh brenda saj për të zgjedhur Kryetarin, per t’i bërë një analizë të thellë të brendshme vetes së saj, për të rizgjedhur të gjitha forumet e saj, hapjen e saj në këtë proces ndaj prurjeve të reja e cilësore.
PD ka nevojë për një lider legjitim, të zgjedhur nga shumica e demokratëve dhe që ka forcën dhe energjitë për ta udhëhequr atë në proceset dhe sfidat e reja!