Një burrec dhe frikacak e ka quajtur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Sali Berishën, teksa foli në Report Tv për procesin gjyqësor ndaj tij.

Ka kaq kohë që thotë: të ftoj në debat jo po Irani, garda revolucionuare, përralla me mret nga këto teoritë e konsiracionit. Sot vajta në gjykatë, unë e di por kam përshtypjen sot e dinë të gjithë që Berisha është kokrra e frikacakut, një burrec që nuk ka as pikë kurajo të përballet në debat. Mënyra më e mirë për tu përballur në debat është: “Eja në gjykatë dhe na vërteto të gjitha këto mashtrime”. Po kjo historia që ti futesh te çdo krevat, në çdo vrimë çelësi, poshtë çdo fustani, merresh me familjet e të gjithëve ndërkohë që je familja më problematike në vend ke një djalë që hodhi në erë 26 veta, një fshat të tërë, si kryeministër urdhërove vrasjen e njerëzve, si kryeministër ose president urdhërove avionët të shkonin në Vlorë. Një njeri që i ka bërë shumë të këqija këtij vendi, por që deri tani ka ecur me idenë “hë më se këto do më tolerojnë se unë jam njeri i madh”. Jo përpara ligjit janë të gjithë të barabartë. Sot kishte shansin të përballet në debat. Si frikacak dhe si burracak refuzoi të vijë. Gjyqtari për mendimi mori një vendim të drejtë dhe tha: “Kush është ky që i bën karshillëk gjykatës? Të merret me polici dhe të vijë në datën 19 Maj. Ndryshe do shpallet fajtor”.

Nuk e bëj këtë për datën e zgjedhjeve. Fakti që në datë 19 Maj do të shkoj përsëri aty është për të dhënë një shembull që në një Shqipëri që duam ta ndërtojmë, ti nuk mund të vësh përpara këtë lloj modeli dhe të mos guxojë asnjë njeri të angazhohet me jetë publike, të jetë gazetar, të jetë sipërmarrës, të jetë aktivist. Mund të vijë një tsunami balte dhe lluce dhe intimidohet çdo njeri të marrë një angazhim sepse të sulmon dhe bullizon Sali Berisha. Ka shumë njerëz që më thonë jo po është plak,. Jo po është i marrë, jo po është rrjedhur, jo po e pe në stadium vetëm. Ai mund të jetë [plak dhe i rrjedhur Nëse e ka çështje të shëndetit mendor njeriu vjen me certifikatë dhe thotë kam probleme dhe prandaj gënjej, pra kam patologji. Kjo historia që duhet tí hapim rrugë të marrit duhet të mbarojë. Unë besoj se më shumë se i marrë ai është i ligë. Duke vendosur këtë standard inkurajohen dhe të tjerë që të bëjnë beteja publike”, tha Veliaj.