16 Maj, Tiranë- Ka përfunduar procesi numërimit të votave në Njësinë Administrative Nr.9 në Tiranë.
Gjatë një prononcimi për media, Drejtuesja Politike e PS-së, Njësia 9, Ogerta Manastirliu, e ka konsideruar këtë rezultat shumë të mirë, një fitore të thellë të Partisë Socialiste në këtë zonë.
“Partia Socialiste dhe kryetari Bashkisë Erion Veliaj kanë marrë një super rezultat në Njësinë Administrative nr. 9. Është një rritje progresive e PS. Kjo votë për PS përkthehet në një votë për punën që kemi bërë dhe do vijojmë të bëjmë”,- tha Manastirliu.
Manastirliu ka falenderuar për mbështetjen të gjithë banorët e Njësisë 9 mes duartrokitjeve dhe entuziazmit të banorëve të Njësisë 9.
Pas numërimit të votave për kryetar bashkie në Njësinë 9 rezultoi me 11.399 vota në favor të kandidatit të Partise Socialiste Erion Veliaj, me një avantazh rreth 2900 vota mbi kandidatin e koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.
Në Njësinë Administrative Nr.9. në përfundim të numërimit për subjektet zgjedhore, PS rezultoi me 10.725 vota ose 47.58%, ndërsa koalicioni Bashkë Fitojme 5.837 vota ose 25.89% të votave.