Ilir Meta ka marrë malet, pas humbjes tronditëse që ai dhe Sali Berisha pësuan më 14 maj.
Ai ka shkuar në Bjeshkët e Sharrit.
Dhe si të mos ketë ndodhur gjë, poston edhe një foto i buzëqeshur, si për t’ua nxirrë edhe më shumë ditën demokratëve.
“Mirëmëngjes nga Bjeshkët e Sharrit”, shkruan Meta, i vetmi që nuk do t’ia dijë se çfarë ndodh me zgjedhjet, pasi ai ka parti familjare dhe nuk i kërkon njeri llogari pse humbi dhe kuptohet nuk i shkon ndërmend askujt që t’i kërkojë dorëheqjen.
Ai do jetë aty, pra në krye të asaj partie, deri sa të jetë gjallë fizikisht.