“Tentuan t’i bëjnë atentat Salvador Kaçajt”, ishte kjo akuza që Sali Berisha bëri me Kaçajn në krah, në drejtim të Pjerin Ndreut, kandidati të PS për Bashkinë e Lezhës.

Besard Jacaj: Gjithë përpjekjet që kanë bërë nga Ndreu-Rama do të dështojnë dhe më tej thonë që 2 ditë më parë kam patur kërcënime në Lezhë nga bandidët e Pjerin Ndreut. Jam krenar për mbështetjen që kam dhënë për Pashk Gjonin. Cili është komenti juaj?

Pjerin Ndreu: Po ça ti them unë këtij tashi, çfarë të komentoj për një njeri që ka një fantazi të shfrenuar dhe më etiketon mua për një atentat që as e kam idenë fare, as e konsideroj fare si personalitet, as si peshë elektorale, as si njeri fare. E dyta për çfarë mbështetje ka dhënë ky për Pashk Gjonin, në fakt ky ia ka dhënë të fortën si i thonë, siç themi ne këtej nga Lezha, rrokullimën atij. Në çdo tavolinë e gjatë gjithë fushatës, ka vjedhur vrer për Gjonin. Unë s’e kam sharë ndonjëherë Pashk Gjonin, po ky jo vrer… Ky nga këta matrapazët politikë, që do të marrë kreditet e veta dhe të dalë si tip martiri si njeri që ka sakrifikuar shumë dhe ne duhet ta ekzekutonim këtë se ky personalitet shumë i madh… Është turp ta dëgjosh. Këto sajesat i kanë pa pikën e turpit.

I pyetur për akuzën tjetër të Kaçajt, se në Lezhë po qarkullojnë makina pa targa, Ndreu tha: “T’i denoncojnë përse nuk i denoncojnë? Pse do ruaj Salvador Kaçajn unë. E para e punës, edhe sikur, të supozojmë që do kishim një organizim të tillë, gjë që s’ka ndodhur ky personi nuk përfaqëson asgjë, ky personi ka qenë një person që na ka shërbyer ne me mënyrën sesi është qasur kundër atij. Ky lloj protagonizmi idiot, që merret nga ky. Ky tipi me këto fantazi që ka është në gjendje të rëndë, duhet të vizitohet nuk mund të përdorë emrin tim, është aq i vogël, aq i pavlerë sa unë kam neveri… Unë jo vetëm që se konsideroj, por kam neveri sesi këta njerëz në politikën e Lezhës, fusin këto lloj termash dhe viktimizohen kot së koti, sikur do vrisnim ne Salvadorin dhe Salvadori ishte lider i madh, hajde-hajde”.

Ndreu po ashtu tha se Pashk Gjonit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Kaçaj donte t’i hapte dosje në prokurori.

“Personi në fjalë për mua nuk përfaqëson asgjë në politikën e Lezhës, është një mashtrues politik… Nga këto gjithë pazaret dhe matrapazllëqet politike di që merrte një dosje dhe shkonte në tavolina dhe thoshte Pashk gjoni do hyjë në burg, ka një kështu e, di që shkonte me paguar prokurorë e gjyqtarë me i hap çështje, me bërë këtë e atë.. më dëm që i ka bërë atij që gjasme e mbron, askujt tjetri nuk i ka bërë”.

I pyetur se cilat janë pritshmëritë sa i takon rezultatit të zgjedhjeve vendore në qarkun e Lezhës, Ndreu tha se “do jetë 3 me 0”, duke parashikuar kështu një fitore të socialistëve në të treja bashkitë e këtij qarku.