Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak orë më parë në Sarandë, ku një punëtor ndërtimi 50-vjeçar ka rënë nga pallati teksa po punonte dhe për pasojë ka vdekur në vend.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, ku 50-vjeçari i identifikuar Edmond Kapo, teksa punonte në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një lartësi e konsiderueshme dhe për pasojë nga dëmtimet e marra, ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.