Grida Duma ka sfiduar kandidatin e çiftit Berisha-Meta për Tiranën, Belind Këlliçi duke i kërkuar të bëjë live në emision simbolin e tij të fushatës me gishtat e mesit.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story”, Duma iu drejtua Këlliçit duke thënë që ai që shfaqet në atë poster nuk është Belindi i vërtetë, por është në kuadër të strategjisë elektorale.

Belindi u tërhoq duke mos pranuar sfidën e Grida Dumës, duke thënë se nuk mund të thyejë etikën në televizion publik, edhe pse drejtuesja e emisionit u zotua që do të retushojë ekranin.
Kjo deklaratë e Këlliccit bie ndesh në fakt me posterat që shpërndau në gjithë Tiranën duke nxjerrë gishtin e mesit. Kjo shkaktoi një valë reagimesh të forta nga prindërit të cilët thanë se kalojnë me fëmijët e tyre të vegjël në rrugë.

Posteri me gishtat e mesit*

Belind Këlliçi: Më ka ardhur një sugjerim për të bërë disa reagime për korrupsionin….

Grida Duma: Ti nuk je ky në fakt. Në rast se je ti, bëje këtu dhe ta shohim. Jemi në valët e një televizioni publik. Nuk e di kush është duke parë.

Juli Xhokaxhi: Ishte ideja jote?

Belind Këlliçi: Është pranuar në momentin e parë që më është dhënë si propozim.

Grida Duma: Po ta bëja, do ta bëja njësoj në publik me të njëjtin patos dhe të njëjtin pasion. Ti je aty je në strategji dhe nuk je i vërtetë A ke lidhje me atë që paraqet? Bëje Live, ashtu si ke dalë në të gjitha…