Presidenti Bajram Begaj pret një përfaqësi nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë. Këshilli i kryesohej nga Presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori, Timothy A. Chorba Ish-diplomatët e lartë amerikanë, po vizitojnë Shqipërinë në kuadër të një turi rajonal faktmbledhës.
Vizitat po zhvillohen në tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Presidenti Begaj i njohu ish-diplomatët amerikanë me reformat dhe hapat e ndërmarra për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit ligjor.
Në mënyrë të veçantë Presidenti Begaj u ndal në kontributin e Shqipërisë për paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e frymës së fqinjësisë së mire në rajon
“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, mbetet prioriteti strategjik më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Begaj.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe zhvillimeve në Ukrainë, si dhe rolit e kontributit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.